Ori Nebijaj është betuar sot para të gjithëve në Kuvendin e Shqipërisë duke u bërë zyrtarisht deputete e Partisë Demokratike.

Ish-moderatorja e “Për’puthen” ka publikuar në Instagramin e saj momentin e betimit hjatë seancës plenare. Ndërsa Ori dëgjohet duke thënë e buzëqeshur “Betohem”, ajo është shoqëruar me duartrokitje nga kolegët e saj ku dëgjohet dhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila i uron mirëseardhjen.
Krahas postit Nebijaj ka marrë dhe urime të shumta nga miq dhe ndjekës të saj.
View this post on Instagram
Sakaq deputetja publikoi dhe në InstaStory një foto të shkrepur gjatë seancës ku shkruan:
“Me bekimin e Zotit, uroj të bëhet më e mira për të gjithë ne”.

Kujtojmë se Ori Nebijaj hoqi dorë nga moderimi dhe pranoi postin e deputetes duke zëvëndësuar kështu vendin e Grida Dumës që pas largimit të saj.


