Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka organizuar një protestë në Kosovë për lejimin e dasmave.
Në një postim në Facebook, pas mbylljes së protestës ai u drejtoi një mesazh kolegëve të tij që nuk iu bashkuan duke i thënë se nuk dëshiron t’i dëgjojë duke u ankuar për këtë situatë.

Tahiri u shpreh se duke qëndruar në shtëpi nuk bëhet ndryshimi.
Ai tha se mesazhin e tij e dërgoi deri në fund dhe tani pret vendimin e ministrisë për lejimin ose jo të dasmave.

“Faleminderit shumë për ata që janë dalë në protestë! Nuk dua ta ndëgjojë ndonjë artist apo këngetarë para meje me u ankua për këtë situatë.
Me kukat e me nejt te shpia nuk bahet ndryshimi. Çfar do që të ndodh nesër , lejohen apo nuk lejohen mbremjet pêr mua më nuk qon pesh.
Unë mesazhin e qova deri në fund! Tash pritni vendimet e minsitrisë,”– shkroi ai.
/Panoramaplus.al


