9 Janar, 2020

“Oreksi jonë i madh seksual ndihmoi në ngjizen e fëmijës”, çifti i kushërinjve përballen me burg për incest


Dy kushërinj të parë, të martuar me njëri-tjetrin, janë në pritje të një fëmijëve.

Djali do vijë në jetë në muajin maj. Dhe pikërisht për këtë arsye çifti gjithashtu pritet të përfundojë pas hekurave.

Michael Lee dhe Angela Peang nga Utah mund të përballen me 5 vite burg ose gjobë 10.000 dollarë gjobë për pasjen e një fëmijë së bashku. Në këtë vend është e paligjshme që kushërinjtë të kryejnë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin.

Peang aktualisht është 5 muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, që do lindin në maj.

Babai i Peang është vëllai më i madh i nënës së Lee.

Marsin e kaluar, çifti udhëtoi drejt Kolorados për tu martuar sepse është e paligjshme të martohesh në Juta.

Ata kanë bërë një test gjaku për të përcaktuar nëse mund të kishin një fëmijë.

“Bëmë testet gjenetike dhe zbuluam se mund të bënim fëmijë së bashku,”- tha Peang për New York Post. “Ishte lehtësim i madh dhe po planifikojmë të ardhmen së bashku.”

Gruaja ka edhe 3 fëmijë të tjerë nga një martesë e mëparshme. Ndërsa theksoi se oreksi i madh seksual i tyre ndihmoi në konceptimin e fëmijës.

“Ne kemi një tërheqje të fortë dhe kënaqemi reciprokisht,“- tha ajo. “Ju keni anën erotike, anën e miqësisë, anën e familjes dhe lidhjen shpirtërore.”

© Panoramaplus.al