15 Nëntor, 2022

Koncerti surprizë Dua Lipa konfirmon prezencën e saj në Tiranë me 28 Nëntor


Ashtu siç ishte njoftuar edhe më parë, Dua Lipa do të zhvillojë një koncert në Tiranë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Këngëtarja me famë botërore ka zgjedhur 28 nëntorin, festën e Pavarësisë për të organizuar koncertin e fundit të turit të albumit të saj “Future Nostalgia”. “Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, thekson Dua Lipa në një videomesazh në Instagram.

(Foto: Instagram/dualipa)

Kujtojmë se në muajin gusht, Dua Lipa zhvilloi në Tiranë festivalin e “Sunny Hill” që bëri bashkë artistë vendas dhe të huaj. Vetë Dua Lipa nuk performoi, për arsye që nuk dihen. Më pas u bë e ditur se Dua Lipa do të vijë me një koncert tjetër në muajin nëntor.

 Koncerti i Dua Lipës përkon dhe me Kryeqytetin Europian të Rinisë ku janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore. Vetëm pak ditë më parë, Tirana u shpall fituese për vitin 2023 edhe si “kryeqyteti europian i sportit”.

 

 

 

 

© Panoramaplus.al