10 Gusht, 2019

Olti shpall armëpushim, nga kritikat dhe talljet për Tunën, kalon te komplimentet


Në mars të këtij viti, Tuna mbajti një koncert në Shkup për promovimin e albumit të saj të ri, “Fortuna”. Pas koncertit të saj, opinionisti i njohur, Olti Curri, e thumboi keq këngëtaren, duke e kritikuar që nga paraqitja deri te skena.

“Ku e panë Divën në këtë koncert? Te fustani atllas që duket si perde e teatrit të kukullave? Te skenografia me tri karrige dhe një ekran që duket si shfaqje maturantësh në një klasë gjimnazi për mbylljen e vitit shkollor? Apo te skena që duket si kabinë dushi, aq e vogël sa po të hapë krahun Tuna, i thyejnë turinjtë orkestrës ose balerinëve! Po masa të rrepta sigurie, pse? Tuna s’ka lënë fast-food, lokal, lulishte pa kënduar, dhe nuk e ka prekur kush me dorë. Gjynah kolegë gazetarë që tallen kështu me një artiste”, shkruante Olti.

Vetëm disa muaj pas kësaj deklarate, Olti sot ka bërë veprimin e papritur, duke e postuar në “Instastory” këngën e re të Tunës e duke e komplimentuar atë dhe kompozitorin, Armend Rexhepagiqin, tekstshkruesen Aida Barakun dhe producentin Darko Dimitrov.”Kënga më e bukur dhe moderne e këtij sezoni. Bravo Tuna, Armend, Aida, Darko”, shkruan Olti.

© Panoramaplus.al