Gazetari dhe blogeri i njohur Olti Curri ishte i ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina”. Nga aty zbuloi se këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Vesa Luma do të largohet sërish nga Shqipëria.

Vesa së bashku me djalin Lian u rikthyen në Shqipëri muajin e kaluar, e për këtë arsye të gjithë menduan se do qëndronin. Por Olti u shpreh se ajo ka ardhur vetëm për çështje dokumentacionesh.

“Unë fola me Vesën dhe do qëndrojë deri në korrik këtu. Janë çështje dokumentesh. Zelandën e re nuk do e lërë. Ka ardhur me djalin këtu. Bigu vazhdon të qëndrojë në Zelandën e re. Vesa nuk është nga ato artiste që i sheh duke bërë vetëm masazhe, duke bërë flokët, thonjtë, shopping. Por Vesa sapo erdhi filloi punën në radio, filloi emisionet sikur nuk ishte shkëputur asnjë ditë nga Shqipëria. Do jetë e pranishme në koncerte, por jo ato koncerte në lokale, diskoteka, por më tha se ka dëshirë të vijë me recitale. Ka një këngë gati, pas dhjetorit do e publikojë”, u shpreh Olti.


