Olti Curri ka zyrtarizuar praninë e tij në sezonin e ardhshëm televiziv në Klan Kosova me një foto ku shihet duke nënshkruar kontratën me Klan Kosova dhe pikërisht drejtuesin e këtij televizioni Adriatik Kelmendi.

Big Brother VIP Kosova ka berë gati 200 mijë euro për fituesin e kësaj gare reality dhe pritet që aty të hyjnë emra të spikatur të showbizit nga të dyja anët e kufirit. Flitet shtëpia e BB VIP Kosova se do të jetë një nga ambientet më dezajn që ka pasur një reality show në trojet shqiptare.

Është formati reality show Big Brother VIP Kosova që do të risjellë në ekran bloggerin e njohur shqiptar, i cili ka rreth dy vite që nuk ka qenë pjesë e një projekti televiziv. Gjatë kësaj periudhe ai ka vijuar të jetë pranë ndjekësve me rrjetet sociale, në drejtimin e portalit Kryefjala.com dhe me opinione në emisionet më të rendësishëm në vend.

Olti Curri ka qenë pjesë e Big Brother Albania në të gjitha edicionet duke punuar në shumë pozicione që nga suplementi Big Brother Albania për gazetën Shqip, në komisionin e audicioneve , autor dhe opinionist i spektaklit të së dielës kushtuar Big Brother Albania.
Në studio bloggeri i mirenjohur do të jetë me një tjetër opinionist/e që ende nuk njihet dhe me dy prezantuesit e spektaklit të hënës dhe të premtes mbrëma ne Tv Klan Kosova, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.


