Olta Gixhari ka reaguar për herë të parë pasi vendosi të largohej nga shtëpia e BBV, duke lënë në mes lojën e saj.

Ajo postoi foto me të birin Amar teksa luajnë në bashku në shtëpi.
„Gjithë bota ime në një foto! Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju në këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës. Ju dua shumë të gjithëve! Zoti ju bekoftë në familjet tuaja“, shkroi ajo.

Aktorja e ka shoqëruar me hashtag-un „Sot nominoj Dorin se nuk u ka bërë mirë fotot.“
© Panoramaplus.al



