Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari sot feston 37-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të ajo mori urime të shumta nga personazhet e njohura të showbizit, familjarët, kolegët dhe miqtë e saj më të afërt.
Mirëpo kjo ditëlindje ndyshe nga vitet e tjera e gjen artisten në xhirimet e filmit të saj më të ri “Në kuadër të dashurisë”, ku protagoniste kryesore është ajo së bashku me fituesin e “BBV” Luiz Ejlli.

Kujtojmë që Olta ishte një ndër konkurentët më të fortë të këtij reality show, e cila e la përgjysmë garën për të fituar çmimin e madh, pasi e kishte marrë malli për të voglin e saj, Amar.

Megjithatë pas daljes nga ky spektakël Olta po shijon famën dhe po korr suksese të një pas njëshme me projektet e saj me të reja si aktore.



© Panoramaplus.al

