Ish-banori i “Big Brother” Olsi Klosi ishte i ftuar së fundmi në emisionin e pasdites “Ftesë në 5”.

Me rastin e sfidës më të re në rrjetin social “Instagram”, ku njerëzit publikojnë foto të 10-viteve më parë, Olsi komentoi jo vetëm fotot e tij të vjetra, por edhe fotot e personazheve publikë.

Ai u shpreh për “bezdisjen” që tashmë i shkaktonte fama, pasi nuk mund të shijonte i qetë jetën e tij private. Madje ai pranoi publikisht se ishte në një lidhje dhe i dashuruar.
View this post on Instagram
Ftese Ne 5 Ne @topchannelalbania ? Mos Me Pyt a Je i Dashurum Se Sta Them ???? Zemra ❤?
Pasi e përshëndeti të dashurën nga ekrani, moderatorja Bieta Sulo e pyeti Olsin me ç’shkronjë i fillon emri partneres së tij.

“Me ‘Z’. Po zemra i them unë”, tha duke qeshur Olsi. Tani harrojeni historinë e tij në “Big Brother” me Fjorentinën!

© Panoramaplus.al

