18 Prill, 2019

Olsi feston ditëlindjen, Erioni dhe Besi i bëjnë urimet e veçanta: Vetja ime në moshë moshën tënde… je mik (FOTO)


Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, feston sot ditëlindjen dhe dy miqtë e tij, Bes Kallaku e Erion Isaj i kanë bërë urimet më të veçanta.

Treshja e njohur, prej muajsh mbajnë të mbërthyer çdo të diel para ekranit teleshikuesit me emisionin e tyre “BE Coffee”. E përveç kolegë, Erioni, Besi dhe Olsi kanë treguar se janë edhe miq shumë të mirë.

“Gezuar datelindjen @olsibylyku1 . Qofte jeta jote, si talenti qe Zoti te ka falur… e pa mbarimte, me peshe, shkelqim, dhe plot emocion. Je mik! ?”, shkruan Erioni në postimin e tij në “Instagram”, teksa ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me Olsin.

Ndërkohë nga ana tjetër Besi e uron: “Olsi Bylyku vëllai im i vogël, vetja ime në moshën tënde, urime ditëlindjen, ke rrugë dhe karrierë të gjatë përpara. Zoti mbarë në gjithçka, përqafime. Edhe 100 role të tjera”.

© Panoramaplus.al