Prej disa javësh, këngëtarja Eni Koçi dhe aktori i humorit Olsi Bylyku zbuluan se do të sillnin bashkëpunimin e tyre të parë.

Që të dy kanë publikuar foto apo video nga prapaskenat e xhirimeve, mirëpo pak minuta më parë Eni ka publikuar këngën në Youtube.
“Afër teje” është titulli i këngës dhe në klip Eni dhe Olsi shfaqen si një çift i cili i punon rrengje njëri-tjetrit.

Ndërkohë në një moment, aktori i humorit shihet i mbuluar vetëm më një peshqir teksa del në korridorin e një hoteli, mirëpo Eni e mbyll atë jashtë dhome.

Videoklipi i këngës “Afër teje” është i mbushur me skena komike të cilat janë pëlqyer dhe janë pritur shumë mirë nga fansat e këngëtares dhe aktorit të njohur.
Panorama Plus

