28 Shtator, 2021

Olsi Bylyku tregon planet për dasmë me partneren e tij! Ja surpriza që e bëri aktorin të përlotet në emision


Aktori i humorit, Olsi Bylyku, është përlotur në emision, pasi u surprizua nga babai i tij. I ftuar tek “Jeto me Orën”, Olsi mësoi se i ati i kishte përgatitur një videomesazh, me anë të së cilit i tregonte se jo vetëm e mbështeste, por ishte edhe shumë krenar me të.

olsi bylyku (3)

Deri dje thoje që ‘jam djali i Hajriut’, sot kanë ndryshuar rolet, ne themi që ‘jemi prindërit e Olsit’”,- tha ndër të tjera babai i këngëtarit.

I përlotur, Olsi tha se kjo ishte një surprizë që nuk e priste, pasi babai i tij nuk del në ekran.

olsi bylyku (4)

Ndërkohë, para se të shihte videomesazhin, Olsi tha se nuk mund ta quante veten “selfmade” (pra që i ka arritur të gjitha vetë), sepse ka pasur gjithmonë mbështetjen e prindërve.

Aktori zbuloi gjithashtu se ditën që ka fituar audicionet në “Portokalli”, i ka ndërruar jetë gjyshi dhe për të ka qenë shumë e vështirë që të dalë në skenë dhe të bëjë publikun të qeshë.

olsi bylyku (8)

Olsi ka bërë në krah edhe një tatuazh, i cili për të ka shumë kuptim. Kjo sepse në të ka ‘pikturuar’ skela (puna e tij e parë), një tabaka (kur ka punuar si kamarier), “Portokallinë” (nisja e karrierës së tij si aktor) dhe një shirit filmi që nënkupton se jeta vazhdon dhe surpriza të tjera mund të jenë rrugës.

Prej disa vitesh, Bylyku është në një lidhje dashurie me këngëtaren Egli Tako. Olsi zbuloi se bashkëmoshatarët e kanë paragjykuar që në një moshë të re (aktualisht 23 vjeç) ndërtoi një lidhej serioze.

olsi bylyku (2)

Ka shumë njerëz që thonë ti mund të kalosh ato përvojat e tuja, dhe pastaj të krijosh një lidhje se je i pjekur. Ne këtë se’e kemi në dorë. Mund të biesh në dashuri 15, 16, 17, 18 vjeç.

Unë dhe Egli u dashuruam që herën e parë që u njohëm dhe sot e kësaj dite asnjëherë nuk më mërzitet si njeri. Pres që të mbaroj angazhimet e mia që të rri me të. Pres me kënaqësinë më të madhe që të krijoj familje me të dhe një dasëm, se një dasëm na duhet”,- u shpreh Olsi.

egli tako olsi bylyku (12) olsi bylyku (1) egli tako olsi bylyku (6) olsi bylyku egli tako (1) olsi bylyku (1)

© Panoramaplus.al