3 Korrik, 2019

“Oh jashtëtokësore”, Dafina Zeqiri le pa fjalë ndjekësit me look-un e saj të ti (FOTO)


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri, është një nga ato personazhet e njohur të ekranit që ka eksperimentuar shumë me pamjen e saj.

Brenda një periudhe të shkurtër, çfarë nuk ju ka bërë flokëve. Fillimisht i preu shkurt, më pas vendosi që t’i bënte akoma më të shkurtra e madje i bëri edhe bionde.

Por tani nuk mund ta besoni se ajo është bërë tullace. Dafina ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” fotografi me look-un e saj më të ri, ku duket se ndjekësit janë dakord me vendimin që ajo ka marrë për të qenë tullace.

Madje ka fansa që shprehen “se sido që ajo t’i presë flokët, i shkojnë të gjitha modelet”. “Qysh është e mundur në gjithçka dukesh perfektë, ohh jashtëtokësor”, i bën kompliment një tjetër fanse.

© Panoramaplus.al