Pavarësisht mesazhve negative dhe kritikave që marrin, Fifi dhe Adis Patushi vijojnë ta shijojnë romancën e tyre në sytë e publikut duke mos i kursyer postimet e përbashkëta me njëri-tjetrin.

Pas komenteve negative që publikoi vetëm dy ditë më parë, kënëgatrja ka postuar një video në Instastory ku shihet duke u puthur dhe përqafuar me të dashurin e saj.
“O Zot më hëngri”– shkruan Fifi shoqëruar me një zemër. Më tej këngëtarja ka falendëruar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë dërguar mesazhe pozitive.
“Të dashur miq dhe nanausha, faleminderit për të gjithë fjalët e bukura dhe mbështetëse.”– shkruan mes të tjerash Fifi.
Përveç postimeve romantike së bashku, Fifi dhe Adisi shpesh ndajnë shaka apo momente për të qeshur me njëri tjetrin, por nuk lënë pas edhe reagimet ndaj kritikave që marrin çdo ditë. Vetëm dy ditë më parë Fifi postoi disa komente që merr në rrjetet sociale.
Këngëtarja filloi postimet e saj me një koment të një ndjekësje që e bullizon për peshën, krahas së cilit ka bërë një shkrim thumbues ndaj Zhaklin Lekatarit. Kjo e fundit shpërtheu ndaj këngëtares për shkak të deklaratës së saj për Adisin.
“Sa e shëndoshë si lopë dhe del me fustan sikur e ke trupin peshk, debile femër.”– thuhet në koment, ndërsa Fifi shkruan në Instastory: “Ku janë këto gazetarët që na japin moral, të merren pak me këto femrat që bullizojnë femrat… Apo edhe këto kanë të drejtë të shprehin mendimin dhe të bëjën çfarë të duan.”

Në postimin pasardhës, Fifi ka përmbledhur vetëm disa komente që merr për Adisin dhe ish-bashkëshorten e tij Adrola Dushin. Ndjekësit e krahasojnë këtë të fundit me Fifin.
“Se di Adisi qenka qorruar nga sytë me këtë. Adrola super yll, se meriton Adrolën”, “Ta dijë ky çfarë ka humbur herën e parë, super femër nuk e ka më atë fat”, “Po habitem me këtë barbonin çne me ty jo se ka ndonjë gjë, por ka pas një femër dikur që kur e shof me ty më duket i pavlefshëm.”- thuhet në disa prej komenteve.

Fifi shprehej se kjo është diçka që e përjeton çdo ditë, dhe arsyeja pse po publikon këto komente është që ta tregojë këtë gjë.
“Sot gjithë ditën vetëm me këto komente do të merrem ti postoj që t’ju tregoj çfarë përjetoj unë çdo ditë.”- shkruan këngëtarja. Ndjekës të tjerë shkruajnë komente për pamjen fizike të Fifit, ndërsa risjellin në vëmendje edhe deklaratën e saj.
Kjo nuk është hera e parë që Fifi publikon komente të tilla. Një muaj më parë ajo reagoi e revoltuar në rrjetet sociale duke shkruar se është e lodhur nga krahasimet dhe opinionet e turpshme, që sipas saj vijnë nga njerëz që i njeh.
© Panoramaplus.al
