5 Korrik, 2023

“O zot kamerierja e Lushnjes”- Kiara nuk ia ‘përton’ ndjekëses me përgjigjen e saj: Turp është të ofendosh…


Kiara Tito është kthyer në një nga presonazhet më të komentuar të momentit që pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”. Mpderatorja ka replikuar me një ndjekëse në rrjetet sociale e cila ka komentuar në një postim ku Kiara shfaqet në faqen e parë të një reviste për të cilën ka pozuar së fundmi.

“O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Kiarës nga një ndjekëse.

Nuk ka vonuar përgjigja e saj, e cila ka deklaruar se nuk është turp të punosh por të ofendosh 24 orë përmes një telefoni.

“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, i shkroi Kiara.

© Panoramaplus.al