1 Shtator, 2020

“O jetë”- Bes Kallaku vendos në “skiklet” Xhensila Myrtezajn në përvjetorin e martesës, poston foton duke e “tradhtuar” me …


Bes Kallaku është një ndër aktorët më të njohur të humorit. Dhe batutat e tij nuk kanë munguar as në urimin që i kushtoi bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezajt në 3 vjetorin e martesës.

Ai postoi një foto nga xhirimet e klipit të dasmës, teksa puth një statujë, ndërsa këngëtarja e veshur me vello e shikon “e habitur”.

“Urime 3 vjetorin e martesës o jetë ? ♥️♥️♥️?”– shkroi Bes Kallaku në përshkrimin e fotos.

Ndërsa Xhensila Myrtezaj i komenton: “Paske pi i çikë o jetë…?”

Ndërsa këngëtarja postoi disa foto nga dasma dhe shkroi: “01.09.2017 ? tre vite gëzim dhe dashuri.”

Ndërkohë as në urimin e Xhensila Myrtezajt nuk munguan batutat e aktorit.

“Ta gëzosh, në raste të tilla ta shpërblefsha ?”- i komentoi ai.

Çifti kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare tre vite më parë. Ata janë prindër të një vajze, të quajtur Ajka.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al