3 Korrik, 2021

“O dritë e diell, ti je dhe do mbetesh…”/ Stresi i shpreh “dashurinë” Sali Berishës! Ja komenti i tij në foton e ish-kryeministrit


Çdo fundjavë, ish-kryeministri Sali Berisha poston foto nga vende të ndryshme, mal apo det ku ai preferon të shkojë. Sot ka publikuar një foto nga bregdeti, ku komentet për të janë të shumta, por te kjo foto ka rënë një sy një koment i reperit të njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”.

sali berisha stresi

Në komentin e tij, Stresi ka shprehur dashurinë që ka për doktor Berishën, duke i vendosur epitete “dritë, diell apo edhe ikonë”, ndërsa shton se në dekada shqiptarët nuk do kenë njeri si ai.

“O dritë, dielli ti je dhe do mbetesh ikonë. Ne dekada shqiptarët s’do të kenë një njeri si ty”, shkruan Stresi në komentin e tij.

sali berisha
Fotoja e postuar nga Berisha dhe komenti i Stresit

Stresi njihet për simpatinë që ka për Berishën, pasi e ka shprehur edhe më parë.

Këtë të shtunë, lideri historik i PD ka publikuar në Facebook një fotografi në bregdet, ku shfaqet sportiv duke ecur. Ndërsa foton e shoqëron me shkrimin: “Mirëmëngjesi miq! Një fundjave te këndshme për ju!”

© Panoramaplus.al