31 Tetor, 2023

“O beb jam duke vdekur…”- Mes lotësh Blero i bën lutjen e veçantë të dashurës së tij!


Këngëtari i njohur Blero Muharremi është një ndër konkurentët e “Big Brother Vip Kosova”, në garë për të fituar çmimin e madh.

Mirëpo sakrifica më e këtij reality show është të qëndrosh larg njerëzve të tu të dashur, ndërsa mesa duket artisti e ka të pamundur.

Së fundmi ai i është afruar kamerës dhe iu ka lutur të dashurës së tij që t’i dalë në ëndërra pasi e ka marrë malli.

“O beb jam duke vdekur, më dil në ëndërr të lutem. Më lëshon shpirti për ty. Të dua shumë.”- tha Blero.

Prej më shumë se një viti këngëtari është në një lidhje me femër misterioze, identitetin e së cilën nuk dëshiron që ta bëjë publike.

Nga ana tjetër ditën e djeshme përmes një postimi në InstaStory, ajo ka treguar se e mbështet Bleron në garën për të fituar çmimin e madh.

 

 

© Panoramaplus.al