Disa dokumente të bëra publike tregojnë se si gruaja më e pasur e Afrikës e ngriti pasurinë duke shfrytëzuar vendin e saj dhe nëpërmjet korrupsionit.

Isabel dos Santos nënshkroi marrëveshje fitimprurëse që përfshinin tokat, naftën, diamantet dhe telekomunikacionin gjatë kohës kur babai i saj ishte president i Angolës, vend i Afrikës Jugore i pasur me burime natyrore.
Dokumentet tregojnë sesi ajo dhe bashkëshorti i saj u lejuan të blejnë pasuri të vlefshme shtetërore seri marrëveshjesh të dyshimta.
Dos Santos tha se akuzat kundër saj janë plotësisht të rreme dhe se kjo është një gjueti shtrigash e motivuar politikisht nga qeveria.
Vajza e ish -presidentit ka bërë Britaninë si “shtëpinë” e saj dhe zotëron prona të shtrenjta në qendër të Londrës.
Ajo tashmë është nën hetim penal nga autoritetet në Angola për korrupsion dhe pasuritë e saj në vend janë ngrirë.
Deri tani bëhet fjalë për 700.000 dokumente të rrjedhura në lidhje me perandorëinë e biznesit të miliarderes.
Shumica prej tyre u morën nga Platform to Protect Ëhistle-bloëers dhe ju dhanë International Consortium of Investigative Journalists (ICIJ).
© Panoramaplus.al

