29 Tetor, 2019

Nusja më e bukur që mund të keni parë, aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë në një ceremoni madhështore (Foto)


Ajo është cilësuar si një nga aktoret më të bukura turke. Fatmagul Faki, e cila u bë e njohur në serialin “Vajzat e diellit”, i ka dhënë fund beqarisë këtë fundjavë duke kurorëzuar dashurinë e saj dy vjeçare me Kerem Lafçi.

Te ftuar në dasmën madhështore të Fatmagul dhe Kerem ishin personazhe të njohur nga bota e artit dhe biznesit.

Bukuroshja e serialeve turke ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto në ‘Instagram’ dhe duket një nuse yll.

© Panoramaplus.al