Reperja e njohur, Loredana Zefi është nga artistet më të dashura dhe më të suksesshme në shqipëri dhe gjermani.

Këngëtarja e cila përvec hiteve të cila numërojnë miliona klikime në YouTube, ndiqet dhe nga 3.2 milionë folloëersa në Instagram, ku është goxha aktive dhe ndan shpesh herë për ndjekësit e saj momente nga përditshmëria.
Mirëpo së fundmi, artistja duket se ka hapur një tjetër llogari në Instagram, ku aty deri tani numëron vetem 26 ndjekës dhe i ka vendosur emrin “kingloriprivat”.
Mesa duket, reperja ka vendosur të hapë një profil të ri ku do të mbajë vetëm njerzit e saj më të ngushtë dhe me shumë gjasa do të publikojë imazhe të cilat ajo nuk dëshiron ti ndajë me të gjithë.

Kujtojmë se pas konfirmimit të lidhjes me futbollistin 21 vjeçar, Karim Adeyemi, artistja është në qendër të vëmendjes tashmë.
Që pasi e bënë lidhjen e tyre publike ata shpesh herë ndajnë me fansat momentet e tyre së bashku.

© Panoramaplus.al

