3 Shkurt, 2022

Nuk u lejua të hyjë pa kartë identiteti/ Kush është reperi i njohur që tentoi të vrasë pronarin e hotelit (DETAJE)


30-vjeçari Ervin Selita i cili u arrestua së bashku me të një vajzë nga Policia e Tiranës pas një konflikti me armë zjarri në një hotel, rezulton të jetë reper, i njohur me emrin e artit “Vinz”. I riu me origjinë nga Burreli jeton në Angli, ndërsa së fundmi është kthyer për pushime në Tiranë.

Nga postimet në rrjetet sociale reperi “Vinz” shfaqet duke bërë një jetë luksoze, ku nuk mungojnë makinat e shtrenjta.

Përplasja nisi kur Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit, pasi ky i fundit nuk e la të hyjë në hotel me vajzën që e shoqëronte pa i dhënë kartën e identitetit. Sherri u përshkallëzua pasi u përfshi edhe pronari i hotelit Zeni Xhindi.

Kjo ka bërë që 30-vjeçari të nxirrte armën dhe ta vriste, por ndërhyrja e policisë shmangu një ngjarje që mund të ishte me pasoja për jetën.

Në pranga përfundoi 30-vjeçari Ervin Selita për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;  dhe E. D., 30 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim edhe dy shokët e 30-vjeçarit Xhuliano Selita dhe Erjon Mici, të cilët i erdhën në ndihmë  gjatë konfliktit dhe me pas fshehën armen me të cilën ky qëlloi  për të varë pronarin e hotelit.

vinz

 

© Panoramaplus.al