16 Shtator, 2022

Nuk u lejua deri tani, Princi Harry mund të veshë uniformën ushtarake në vigjiljen speciale për Mbretëreshën Elizabeth


Princi Harry do të veshë uniformën e tij ushtarake kur të marrë pjesë në një vigjilje speciale për Mbretëreshën Elizabeth II këtë të shtunë. Sipas ‘Page Six’ Harry – të cilit më parë i ishte thënë se nuk mund të vishte uniformën ushtarake – nuk e kërkoi të vishte uniformë.

“Ai thjesht ishte i përgatitur të vishte çfarëdo që gjyshja e tij kishte bërë në plan. Ai është fokusuar në nderimin e saj dhe kaq. Nëse do ta donin me uniformë, nuk ka arsye të mos e veshë”, ka thënë një burim.

Një burim i tha ‘Daily Mirror’ se kjo ishte një situatë qesharake. Duka i Sussex-it i ka shërbyer vendit të tij dhe është një anëtar shumë i respektuar i forcave të armatosura me gjithçka që ka bërë për veteranët”, tha një burim për gazetën. “Është e rëndësishme që të gjithë nipërit e Mbretëreshës të ndihen të mirëpritur dhe rehat ndërsa qajnë së bashku gjyshen e tyre të dashur.”

Tetë nipërit e Mbretëreshës, përfshirë Princin William dhe Harry, pritet të qëndrojnë të shtunën në mbrëmje për një vigjilje 15-minutëshe pranë arkivolit të gjyshes së tyre. Mbesat e tjerë të Mbretëreshës duke përfshirë princeshat Beatrice dhe Eugenie, Zara dhe Peter Philips dhe Lady Louise dhe James, Viscount Severn gjithashtu do të marrin pjesë në vigjiljen në Westminster Hall.

Është e paqartë nëse Harry-t i është dhënë leja për të veshur uniformën e tij ushtarake edhe për funeralin të hënën. U njoftua në fillim të kësaj jave se Harry dhe xhaxhai i tij, Princi Andrew, do të ndaloheshin të veshin uniformat e tyre ushtarake në funeralin e Mbretëreshës më 19 shtator.

Dukës së Sussex-it, 38 vjeç, iu hoqën titujt e tij ushtarakë kur u largua nga jeta mbretërore në vitin 2020 dhe u transferua në Kaliforni me gruan e tij, Meghan Markle.

Princi Andrew u detyrua të hiqte dorë nga jeta publike në vitin 2019, pas një interviste katastrofike të BBC-së, në të cilën ai mbrojti miqësinë e tij me financierin famëkeq dhe abuzuesin seksual të dënuar Jeffrey Epstein dhe pretendoi se nuk e kishte takuar kurrë Virginia Giuffre. Ai më vonë shpenzoi miliona dollarë për të zgjidhur një padi civile me Giuffre. “Princi Harry, Duka i Sussex-it do të veshë një kostum mëngjesi gjatë ngjarjeve që nderojnë gjyshen e tij,” tha një zëdhënës i Sussex-ëve në një deklaratë për ‘Page Six’.

“Dekada e tij e shërbimit ushtarak nuk përcaktohet nga uniforma që ai vesh dhe ne kërkojmë me respekt që fokusi të mbetet në jetën dhe trashëgiminë e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II.”

© Panoramaplus.al