29 Shtator, 2022

“Nuk te uroj dot”/ Sot do të festonte ditëlindjen e tij, vajza e Bujar Nishanit bën dedikimin e ndjerë për babain e saj


Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani e ka kujtuar babain e saj të ndjerë në ditën e tij të lindjes.

Fiona publikoi në InstaStory një foto ku shfaqet me të atin dhe tregon se e ka marrë shumë malli për të dhe se ‘nuk e uron dot’.

“Shkoi ora 12:00 dhe unë nuk të uroj dot. Më mungon shumë babi”,– shkroi Fiona.

Sakaq, kujtojmë që Bujar Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 28 maj. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Që pas ndarjes nga jeta, vajza e Nishanit, e ka kujtuar disa herë të atin përmes rrjeteve sociale. Ajo nuk ka nguruar disa herë të postojë foto të momenteve me babain e saj.

Bujar Nishani lindi në Durrës më 29 shtator 1966, ai pas bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

© Panoramaplus.al