Mika është e shqetësuar. Ajo punon si prostitutë në Japoni dhe kishte 3 ose katër klientë në ditë para se të shpërthente pandemia e koronavirusit.

Por tani njerëzit qëndrojnë mbyllur në shtëpi ndaj ajo ska pasur klientë dhe nuk ka fituar para.
Ajo tregon se tani po punon me para të marra borxh. Edhe pse është përpjekur të gjejë punë tjetër, shprehet se askush nuk e punëson mes kësaj krize ekonomie.
Pa kursime, apo burime të tjera të ardhurash Mika shprehet se nuk do jetë në gjendje të paguajë qiranë ose të sigurojë gjërat bazë që i duhen, jo më të shlyejë borxhet që ka marrë.
“Jam e shqetësuar nëse do kem një vend për të jetuar apo nëse do gjej një vend pune për të siguruar para për të jetuar,”- shtoi Mika, e cila përdor pseudonim për të ruajtur privatësinë e saj. “Nuk shqetësohem për shëndetin tim por si të mbijetoj.”
Prositutat kanë mbetur pa punë në Japoni mes krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme dhe shumë biznese janë urdhëruar të mbyllen e njerëzit janë këshilluar të mos dalin nga shtëpia.
Raportohet se janë 10.797 të prekur në të gjithë vendin dhe 236 të vdekur nga virusi.
Për të zbutur goditjen ekonomike, qeveria ka dhënë një fond prej 989 miliardë dollarë.
Dhe pas disa polemikave edhe prostitutat kanë të drejtë të kërkojnë ndihmë në kushte të caktuara.
Për shumë prosituta paketa ofron pak siguri dhe rregullat që duhen për të përfituar janë shumë të kufizuara.
“Qeveria nuk ka thënë qartë sesa do të ndihmohen. Ka shumë njerëz që nuk kanë për të ngrënë dhe nuk mbijetojnë dot pa punë,”- shtoi Mika, raporton CNN.
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al
