25 Korrik, 2023

Nuk ra dakord me fansat e saj, Doja Cat humb mbi 200 mijë ndjekës në rrjete sociale !


 

Artistja e njohur po humbet fansat shkak i sjelljes së saj.

Doja Cat, ka pasur një rënie masive të ndjekësve në rrjetet sociale, pas një përplasje me disa nga fansat e saj.

27 vjeçarja Doja Cat, emri i vërtetë i të cilës është Amala Dlamini, është përballur me reagime masive së fundmi në rrjete sociale.

Artistja ka humbur mbi 200 mijë ndjekës dhe ka mbyllur llogarinë e saj ‘Threads’ pasi refuzoi të thoshte se i do fansat e saj.

Ajo kishte nisur një sulm ndaj përdorimit të termit ‘kittenz’, të cilin ndjekësit e saj të përkushtuar e quajnë veten, ngjashëm me ‘Swifties’ të Taylor Swift.

Ajo e ka përdorur emrin publikisht vetëm për të promovuar këngën “Say So”, por fansat e kanë përdorur etiketën për të nxitur mbështetjen e tyre ndaj saj.

Pavarësisht numrit të lartë të ndjekësve, Doja po largon fansat e saj më besnikë, për shkak të këtyre reagimeve të fundit.

Tre llogari të mëdha të fansave fshinë profilet e tyre të medieve sociale – Doja News, The Kittens Room, Doja HQ – së bashku me shumë të tjerë.

Gjithashtu platformat e Cat kanë pasur rënie drastike, ku këngëtarja ka humbur plot 361,778 në Instagram, në katër javët e fundit sipas Hype Auditor.

© Panoramaplus.al