Këngëtarja e njohur Doja Cat, ka pasur një rënie masive të ndjekësve në rrjetet sociale, pas një përplasje me disa nga fansat e saj.

27-vjeçarja kohët e fundit është përballur me reagime masive në rrjete sociale, teksa ka humbur mbi 200 mijë ndjekës dhe ka mbyllur llogarinë e saj ‘Threads’ pasi refuzoi të thoshte se i do fansat e saj.
Ajo e ka përdorur emrin publikisht vetëm për të promovuar këngën “Say So”, por fansat e kanë përdorur etiketën për të nxitur mbështetjen e tyre ndaj saj.
Vetëm disa ditë pasi mbylli llogarinë zyrtare në Instagram, ajo është rikthyer me një postim në InstaStory, duke iu drejtuar fansave së saj.
“Duke parë të gjithë këta njerëz që nuk më ndjekin më, më bën të ndihem sikur kam mundur një “bishë” të madhe që më ka mbajtur për kaq shumë kohë dhe më duket sikur mund të rilidhem me njerëzit që kanë vërtet rëndësi dhe më duan për atë që jam dhe jo për atë që kam qenë.”– ka thënë këngëtarja.

© Panoramaplus.al

