21 Shkurt, 2022

Nuk pranon rezultatin e finales së “Big Brother VIP”, Lori Hoxha ironizon Donaldin?


Producentja e “Big Brother VIP”, Lori Hoxha ka ironizuar Donald Veshajn në rrjetet social.

Ajo ka postuar ditën e sotme në Instagram disa foto nga prapaskenat e realit-showt duke shkruar se nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike nuk duhet të pyesni për ndenjësen por thjesht të hipni. “Nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike, mos pyesni se çfarë ndenjëse do uleni. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të mëdha dhe më të mira.”- shkruan ajo.

Sipas interpretimit që mund t’i bëjmë këtij shkrimi duket se Lori nënkupton se Donaldi duhet të jetë i lumtur për pjesëmarjen në këtë program që i dha shumë mundësi e popullaritet dhe të pranojë humbjen.

Ndonëse Donaldi nuk ka reaguar drejtpërdrejt për produksionin pas finales, duket se ka shumë hatërmbetje. I vetmi reagim i Donaldit rreth “Big Brother VIP” ishte ai kur përmes një videoje në Instagram falenderoi ndjekësit për mbështejtjen. “Me votuat për një fitore që nuk e mora”- shprehej ai mes të tjerash. Po ashtu, aktori tha se do ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë në Shqipëri dhe Kosovë. Për këtë ai ftoi edhe Ilir Shaqirin t’i bashkohej.

Ndërkohë sa i përket aludimeve se është përplasur me produksionin dhe se ka anuluar emisionin “Më lër të flas” as ai dhe as Romeo nuk ka reaguar. Në Internet qarkullojnë video të ndryshme që pretendojnë se Romeo është përplasur me produksionin pasi Iliri u shpall fitues. Të dy vëllezërit kanë hequr nga Instagrami videon prezantuese të emisionit “Më lër të flas” e po ashtu nuk ndjekin më as Sarën, as Lorin dhe Donaldi madje nuk ndjek më as Arbanën.

Ditën e djeshme u xhirua “Post Big Brother VIP” ku Donaldi nuk ka qenë i pranishëm. E po ashtu as Beatrix.

© Panoramaplus.al