10 Dhjetor, 2018

“Nuk po shoh Stresin”, Bes Kallaku habit me përgjigjen për fansin: Ishte ulur…


Më datë 8 dhjetor u mbajt në Pallatin e Koncerteve edicioni i 20 i “Këngës Magjike”. I pranishëm ishte edhe aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, i cili i dha të qeshura pa fund publikut me humorin e tij.

Foto nga më të shumtat janë publikuar në rrjetin social “Instagram” nga të gjithë personazhet e njohur që ishin te “Kënga Magjike”.

Edhe Besi në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka publikuar foto të ndryshme, por te një ai shfaqet me Flori Mumajesin, Brunon dhe prezantueset e natës finale.

Fotoja ka marrë me mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku një ndjekës e pyet atë për reperin, Stresi.

“Nuk po shoh Stresin”, shkruan fansi në foton e Besit, ku ky i fundit i përgjigjet me humor: “Stresi ishte ul te karrigia 313”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al