6 Prill, 2020

“Nuk po bëhet sa duhet për të penguar përhapjen e koronavirusit në anije”- Kapiteni i marinës amerikane rezulton pozitiv me koronavirus pas kritikave


Një kapiten i marinës amerikane ka testuar pozitive pasi u shkarkua nga komanda e një aeroplanmbajtësi të “goditur” nga virusi.

Sipas BBC,  Kapiteni Brett Crozier filloi të shfaqte simptoma para se t’i hiqej posti i tij në USS Theodore Roosevelt.

ae00b308-8810-420a-8fb1-16d6fb5bb0b7

Kapiteni Crozier u shkarkua javën e kaluar pasi u akuzua për rrjedhjen e një letre që ai i shkruante Pentagonit. Në letër, ai tha se Marina nuk po bënte sa duhet për të penguar përhapjen e koronavirusit në anije, dhe bëri thirrje për ndihmë në karantinimin e shumicës së ekuipazhit të tij.

Sekretari i Detyrës së Ushtrisë, Thomas Modly tha se Kapiteni Crozier “ushtroi gjykim jashtëzakonisht të dobët”.

Anëtarët e pa infektuar, më shumë se 4,000, tani po karantinohen në Guam pasi kaluan disa ditë të bllokuar në skelën e bazës detare.

© Panoramaplus.al