20 Korrik, 2022

“Nuk ndodhi në mënyrë të paqtë”- Mikela Pupa sqaron aryset e ndarjes nga Erion Kukaj: Vuri disa gjëra para meje…


Ish-konkurrentja e Për’puthen Mikel Pupa ka folur për herë të parë në lidhje me arsyet e ndarjes nga Erion Kukaj.

Ashtu siç u shpreh Erioni pak ditë më parë, edhe Mikela tha se distanca ka qenë një nga arsyet kryesore të ftohjes së raporteve mes saj dhe ish-konkurrentit të Për’puthen.

“Lidhja me Erionin kishte filluar edhe pak më përpara. Një 8-mujorsh e kaluam bashkë. Ishte bukur aq sa zgjati… Largësia edhe distanca ndikuan. Nuk shiheshim shpesh. Kisha nevojë ta kisha afër. E doja afër në plazh… Besoj që lidhjet në distancë nuk funksionojnë. Nuk patëm një pushim të dy. Si dolëm nga programi u fokusuam te punët tona dhe nuk patëm kohë për ne. Tentova disa herë, por ndonjëherë duhet të bëjnë edhe të tjerët për ty”- tha ajo gjatë një interviste për “Top Albania Radio.”

Ndërsa shpjegoi arsyet e ndarjes Mikela tha se ajo nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Nuk u ndamë në mënyrë të paqtë. U zumë normalisht. Por pas asaj kohe kemi folur me njëri-tjetrin. Nuk i mbaj mëri. Vuri disa gjëra sipër meje…”- tha ajo, duke lënë të kuptohet që Erioni ka zgjedhur karrierën para saj (KLIKO).

Edhe Erioni pak kohë më parë përmendi edhe sherret e ashpra në “listën” e arsyeve të ndarjes.

“Sherre ka pasur shumë por që nuk mund të dilinim në përfundim. Edhe pse asnjëri nuk e thoshte asnjëherë fjalën e fundit, sherri e solli situatën në përfundim”- tha Erioni.

Gjithashtu ai zbuloi edhe mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me Mikelnë, për të cilat tha: “Janë disa tone të ngritura lart dhe disa fjalë të thëna në nerva e sipër nga ana e të dyve.”

© Panoramaplus.al