Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, dyshohet se qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hyseni pak pas mesnatës së të premtes.

Mediat kosovare raportojnë se dy të përfshirët në këtë krim kanë pasur miqësi të ngushtë. Madje, janë përleshur me të tjerët, në mënyrë që ta mbrojnë njëri-tjetrin. Thuhet se arsyeja që çoi deri tek vrasja dyshohet se erdhi si pasojë e djegies së veturës së Butës nga Strella, e cila kishte vlerën e mbi 70 mijë euro.
Vrasja e Gazmend Hysenit ka nxitur reagime të shumta si nga personazhet e njohur në rrjetet sociale të cilët ishin miq të viktimës por edhe në debate televizive.
Së fundmi në programin “Debat Plus” është diskutuar se sa ndikojnë realisht tekstet e reperave ku përdorin sharje apo disse mes njëri-tjetrit. Deri më sot ka pasur përplasje që kanë përfunduar deri në dhunë dhe fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Rikujtomë se disa prej tyre kanë si qenë sulmi i papritur i artistit Fero nga disa persona apo sherri bujshëm mes “BabaStars” dhe “OTR”.
Në emision i ftuar në panel ishte reperi i njohur Gold Ag i cili ka shprehur keqardhjen për të dyja familjet dhe shtoi se nuk e kishte pritur kurrë që në Kosovë të ndodhnin vrasje për shkak të teksteve muzikore.

“Në Kosovë vrasje për shkak të repit nuk ka pasur, por vetëm rrahje sidomos prej vitit 2000. Nuk do të kisha besuar se në Kosovë mund të ndodhin vrasje për shkak të muzikës. Ne nuk mund të shkojmë deri në atë gjrndje sa të vritemi për shkak të një fjale të një kënge dhe rasti në fjalë mua më ka prekur shumë dhe shpresoj të mos ndodhi më jo vetëm për sa i përket muzikës por edhe fjalëve”– u shpreh artisti.
Rikujtojmë se Gjykata Themelore e Ferizajt i ka caktuar 30 ditë paraburgim sipas ‘Gazetës Expresss. Media kosovare ka kontaktuar me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari. Në një bisedë telefonike për Gazetën Express, kryeprokurori Jashari tha se Januzi ndodhet në spital ku edhe është duke u trajtuar.

“Ju ka caktuar masa e paraburgimit 30 ditë, për momentin është në spital, masën e mban në spital dhe ruhet nga policia, në momentin kur shërohet plotësisht transferohet në Qendrën e Paraburgimit”, tha Jashari.
Nga ana tjetër, avokati Kastriot Zenuni ka thënë se klienti i tij cili është i dyshuar për vrasjen e Gazmend Hysenit nuk është në gjendje shëndetësore shumë të mirë. Në një bisedë për ‘Gazetën Express’, Zenuni tha se seanca për caktimin e paraburgimit ndaj tij është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “Sipas mjekut ka qenë në gjendje të përgjigjet vetëm me po ose jo. Nuk e kanë marrë në pyetje edhe gjatë. Seanca u mbajt brenda objektit të QKUK-së”, tha avokati.

Ai shtoi se Qëndrim Januzi ka lëndime kryesisht në nofull. Policia ka njoftuar se i dyshuari është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili në ato momente ishte me rroba civile. Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


