Gigi Hadid nuk do të jetë më një anëtare juri në gjyqin ndaj producentit të filmave, Harvey Weinstein i cili akuzohet për përdhunime dhe sjellje të pahijshme seksuale.

Supermodelja 24-vjeçare u pushua zyrtarisht të enjten në ditën e 8-të të gjyqit të shumëpritur.
Ajo u fotografua duke nga nga Gjykata Supreme e Manhattan e shoqëruar nga një truprojë pak para orës 9 të mëngjesit të sotëm.
Ylli i pasarelave, e cila mbante syze dielli dhe një gotë kafeje në dorë u zhduk në një dhomë në heshtje.
Zyrtarët e gjykatës konfirmuan se modelja ishte hequr nga lista e jurisë, duke pasur parasysh spektaklin e krijuar me praninë e saj në gjykatë.

Hadid u zgjodh si një juriste e kësaj çështje të hënën, kur i tha gjykatësit se kishte takuar Harveyn, e akuzuar për përdhunim.
Kur gjykatësi pyeti se kush e njihte të akuzuarin, modelja ngriti dorën duke u prezantuar me emrin e plotë Jelena Hadid.
“Unë e kam takuar të pandehurin”, tha ajo.
Por siguroi se mund të ishte akoma një juriste e drejtë dhe e paanshme.
Pasi plotësoi një pyetësor asaj ju kërkua të vinte në gjykatë të enjten, por me pëlqimin edhe të dy prokurorëve Gigi dhe 60 juristë të tjerë u pushuan nga puna.
Avokati i Weinstein, Arthur Aidala kundërshtoi aftësinë e Hadid për të qenë e paanshme pasi sipas tij ajo është mike e mirë me Cara Delevingne, një nga dhjetëra gratë që akuzoi producentin për sjellje të pahijshme seksuale.
Delevingne pretendoi në një postim në mediat sociale në 2017 se Weinstein e kishte joshur atë në dhomën e tij të hotelit dhe i kërkoi asaj të kryente marrëdhënie me një grua tjetër para tij.
Pastaj ai, sipas modeles tentoi ta puthte përpara se ajo të largohej nga dhoma.

© Panoramaplus.al

