24 Qershor, 2023

Nuk mori pjesë në dasmën e Kleas Hutës dhe Elgit Dodës, por a e ftoi çifti Eglin? Flet Olsi Bylyku: Unë e mora ftesën si…


Këngëtari i njohur Elgit Doda dhe partnerja e tij Klea Huta disa javë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me dasmë.

Në ditën e tyre më të veçantë dyshja kishin ftuar familjarët e tyre dhe miqtë më të ngushtë, ku ndër ta ishte edhe aktori i humorit Olsi Bylyku i cili ndryshe nga herët e tjera u shfaq në këtë ceremoni pa partneren e tij Egli Tako.

Mirëpo kjo gjë ra në sytë e publikut të cilët aluduan se aktori dhe Egli janë drejt ndarjes dhe sipas tyre kjo mund të jetë arsyeja se pse ajo nuk ka shkuar në dasmën e shoqes së saj.

Ndonëse së fundmi Olsi konfirmoi ndarjen me Eglin, mesa duket kjo nuk është arsyeja se pse ajo nuk u mori pjesë në dasmën e Elgitit dhe Kleas.

Aktori së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku ndër të tjera u pyet nga moderatori Romeo Veshaj se ftesa e dasmës ishte çift apo tek, ndërsa ai u shpreh se ishte ftuar si Ols, vetëm.

“Unë e kisha ftesën si Olsi”, u shpreh aktori.

Kujtojmë që Klea dhe Egli ishin mike të ngushta madje në një kohë ato ishin të pandara nga njëra-tjetra, teksa mesa duket marrëdhënia mes shoqeve është krisur.

© Panoramaplus.al