Nëna e Britney Spears ka uruar yllin e popit për martesën e saj me Sam Asghari , pavarësisht se nuk mori një ftesë për në dasmën e saj.

“Ti dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur!” komentoi Lynne Spears në postimin e Britney në Instagram të Premten duke teksa këngëtarja shfaqi foto nga ceremonia në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni.
“Dasma juaj ishte një dasmë e ëndrrave! Dhe ta kesh atë në shtëpinë tënde e bën kaq sentimentale dhe të veçantë!” shtoi Lynne. “Jam shumë e lumtur për ty! Të dua!”.

Në listën e të ftuarve nuk ishte as motra e këngëtares “Toxic”, Jamie Lynn Spears, edhe pse vëllai i saj, Bryan Spears, thuhet se ka arritur të marrë një ftesë. Megjithatë, Bryan nuk u shfaq.

Asghari, ndërkohë, kishte disa anëtarë të familjes pranë tij për ta parë atë duke shkëmbyer zotimet me Britney, duke përfshirë gjithashtu tre motrat e tij.
Të famshëm si Madonna, Paris Hilton dhe Donatella Versace e cila dizenjoi fustanin e nusërisë së Britney, ishin mes të pranishmëve .

Fituesja e Grammy-së dhe Asghari, 28 vjeç, filluan të takoheshin në fund të 2016-ës pas takimit në xhirimet e videoklipit të saj “Slumber Party”. Ata u fejuan në shtator 2021.


