Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë se babai i tij është nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Me anë të një postimi në Instagram, mes dhimbjesh artisti tregon se i ati ka ndërruar jetë në ditën e tij të lindjes. Krahë fotos ku shfaqet me prindërit e tij, Agroni shkruan se nuk do e mendonte se do të kishte qenë hera e fundit që do e takonte.
Postimi i plotë:
“Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do të ishte ditëlindja jote e fundit. Babai im, gojëmjalti ti, e qeshura jote ilaç…aaahh mor bab ç’të të them e ç’të shkruaj për ty?!
U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit. Babi im, ike…po të pret Bardha, bija jote dhe motra jonë, tregoja gjithë mallin tonë babi… Qofsh i parajsës ashtu siç shpirtin e kishe babi im!
Kam gjithçka nga ty dhe shpirti yt i mirë, që do t’i ruaj deri kur Zoti të na bashkoj sërish! Lamtumirë o i shtrenjti ynë, tregoi shtruar Zotit gjithë historitë e tua, ashtu bukur dhe qeshur siç tregoje Ti! Sa më mungon mor bab…ahhhh… ”.


