Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli vazhdon të mbetet një ndër emrat më të komentuar dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar. Këngëtari i cili fitoi një popullaritet të madh gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme numëron në profilin e tij në Instagram mbi 600 mijë ndjekës.

Artisti vazhdon të tërheq vëmendjen me postimet e tij, teksa tregon hapur dashurinë dhe surprizat e veçanta që fansat bëjnë për të.
Së fundmi, ai ka publikuar një foto në Instagram nga një lokal teksa pi konsumon kafe. Mirëpo e veçanta e saj është se lokali ka personalizuar biskotat që shërben me emrin e këngëtarit.
“Luiz Ejlli lind, nuk bëhesh”, shkruhet mbi paketimin e biskotës.
Mirëpo Luizit duket se nuk i pëlqeu diçka tek kjo biskotë pasi në letrën e saj ishte dhe data e skadencës e cila duket se për Luizin nënkupton se mbase fama e tij do të zbehet më vonë.


