3 Korrik, 2021

“Nuk më duhet një unazë për të pasur një fëmijë”- Pasi zbuloi orientimin e saj seksual, ish-partnerja e Johnny Depp bëhet nënë në fshehtësi


Aktorja Amber Heard, ish-partnerja e Johnny Depp, ka njoftuar se mirëpriti fëmijën e saj të parë, një vajzë të quajtur Oonagh Paige, në fillim të këtij viti.

amber heard (1)

Ajo e ndau lajmin me 3.9 milionë ndjekës të saj në Instagram të enjten në mbrëmje, duke thënë se donte të kishte një fëmijë në kushtet në të cilat ndodhet, raporton “CNN”.

amber heard (5)

Jam shumë e emocionuar që ndaj këtë lajm me ju,” shkroi ajo, së bashku me një fotografi ku shihet se mbanë foshnjën në gjoks.

 


View this post on Instagram

A post shared by Amber Heard (@amberheard)

Katër vite më parë, vendosa që dua të kem një fëmijë. Dhe doja ta kisha sipas kushteve të mia! Tani e vlerësoj se sa radikale është për ne gratë që të mendojmë për një nga pjesët më fondamentale të fatit tonë në këtë mënyrë.

Shpresoj që të mund të arrijmë në një pikë që të jetë normale fakti që nuk duhet domosdoshmërisht një unazë në gisht për të pasur një fëmijë. Dua të vë në vëmendje se jeta ime private nuk i hyn në punë askujt.

Gjithashtu e kuptoj se natyra e punës sime më detyron që të marrë kontrollin në dorë. Vajza ime lindi më 8 prill 2021. Emri i saj është Oonagh Paige Heard. Ajo është fillimi i pjesës tjetër të jetës sime.

amber heard (3)

Pas ndarjes nga Depp, ajo ka folur hapur për drejtimin e saj seksual ndaj të njëjtit seks. Para disa kohësh u tha se ishte në një lidhje me avokaten e saj. Mediat thonë se vajza ka ardhur në jetë nga një nënë surrogatë, por vetë Amber nuk ka folur në lidhje me këtë.

amber heard (2)

© Panoramaplus.al