18 Qershor, 2021

“Nuk mban më, kjo është hera e fundit që…”- Pas thashethemeve se është ndarë nga ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Melisa Lleshi humb qetësinë


Mjaftoi një thënie e publikuar në Instastory që të gjithë të dyshonin se Melisa Lleshi dhe Andi Shehu i kanë dhënë fund romancës së tyre.

andi shehu melisa lleshi (1)

Në postimin e bërë nga Melisa, shkruhej se duhet ta pranojmë se jemi të vetëm në këtë botë dhe se mund të mbështetemi vetëm tek vetja për çdo gjë, prandaj ndjekësit kanë besuar se këto fjalë i drejtohen Andit.

andi shehu melisa lleshi (2)

Çifti ka reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke i hedhur poshtë pretendimet se janë ndarë.

andi shehu melisa lleshi (6)

Andi publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, krah së cilës shkroi: “As vdekja nuk mund të na ndajë”.

andi shehu melisa lleshi (3)

E lodhur nga komentet e shumta, Melisa vendosi të reagojë sërish me anë të një statusi të publikuar në Instastory, ku i paralajmëron të gjithë se kjo është hera e fundit që do të tolerojë ata që thonë gjëra të pavërteta lart e poshtë.

andi shehu melisa lleshi (7)

’Melisa tha këtë, Melisa bëri këtë, Melisa u nda, Melisa ua po merr frymë’.

Boll! Ju kërkoj disa ‘portaleve’ pak dinjitet në ato çfarë shkruajnë. E kuptoj që shikueshmëria e lartë ju nevojitet dhe po bëni punën tuaj, por bëjeni siç duhet.

Mos u bëni të ndryrë të merreni me spekulime dhe t’i nxirrni si të vërteta, sepse ka arrit një pikë që nuk mban më. Unë nuk kam folur në ‘live’ për asnjë dhe as nuk jam ndarë me Andin, po mjaft me këto idiotësira.

Merruni me stafin tuaj që po plasin duke bërë batuta për mua vetëm si e si t’i përmendni emrin. Me ato merruni, jo me gënjeshtra mbi mua, sepse kjo është hera e fundit që toleroj”, shkroi Lleshi.

andi shehu melisa lleshi (9)

© Panoramaplus.al