30 Mars, 2019

Nuk kursehen, ja sa kanë shpenzuar Loredana e Mozzik për 1 veshje të Hanës


Mozzik dhe Loredana Zefi janë ndër çiftet më njohur të showbizit shqiptar.

Së fundmi reperët e njohur janë kthyer në kryefjalën e mediave jo vetëm shqiptare, por edhe ato të huaja.

Mozzik e Loredana janë bërë prindër për herë të parë të një vajze që e kanë quajtur, Hana. Që me ardhjen në jetë të vogëlushes, ata i kanë mbushur profilet e tyre në “Instagram” me foto të ëmbla të saj.

Ndërkohë çifti shpenzon shifra marramendëse jo vetëm për veshjet e tij, por edhe për vogëlushen Hana.

Në një foto të publikuar së fundmi në rrjetin social “Instagram”, Hana shfaqet e veshur nga koka tek këmbët me “Versaçe”. Ky kostum ka kushtuar plot 550 dollarë.

© Panoramaplus.al