11 Prill, 2023

“Nuk ke këllqe të…”/ ‘Plas’ keq mes Luizit dhe Bledit në “Big Brother Vip”


Gjatë Prime-it të sotëm të “Big Brother Vip Albania”, ka nisur një debat i ashpër mes Bledi Manes dhe Luiz Ejllit.

Gjithçka nisi nga një klip që u transmetua në lidhje me situatat që ka krijuar Ronaldo gjatë kësaj jave, ndërsa gjatë spektaklit pati një përplasje mes Luizit dhe Bledit.

Sipas këngëtarit, Bledi nuk ka guxim që të përballet drejtëpërdrejtë me atë, ndaj bën komente dhe deklarata për Kiarën dhe Efin.

Pjesë nga diskutimi:

Bledi: Ronaldo është në një udhëkryq pa semafor dhe ka ngelur aty. Ai është një ushtar dhe nuk ka identitet. Dua të drejtën e autorit për epitetin ‘vegjetues’. Çerek ore ai fiton pavarësi nga Luizi, pastaj bëhet pishman, komplet pa identitet. Më datën 1 Prill u futën tre Matioshka, kukull ruse që ka identitetin e saj, pra kemi 3 lojtarë të riadhur me batuta si Luizi, humor si Luizi, ironi si Luizi.

Luizi: Këto që i quan ky, po i përdor shumë, e pamë se çfarë burri është. Tani pse është 50 vjeç, kërkon të drejtë fjale. Vetëm ajo i ka mbetur (mosha), se nuk ka fytyrë, është burracak.

Bledi: Je i lodhur nga jeta vëlla.

Luizi: Ky zotëria doli si burrë, erdhi si koka e burracakut. Nuk ka këllqe të merret mua, pikërisht për këtë nuk merret. Nuk ka guxim, edhe në debat iku nga krevati. U mor me Kiarën duke me ftuar mua. Fyen gjithë javën, kërkon falje në Prime.

 

© Panoramaplus.al