30 Gusht, 2021

“Nuk ke fare bukuri për të pasur këtë jetë!”/ Ja si iu përgjigj ndjekëses Armina Mevlani. Blogerja zbulon edhe nëse do të ketë dasmë së shpejti


Blogerja, Armina Mevlani ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilëve u dha mundësinë t’i bënin pyetje në lidhje me jeten e saj private.

armina mevlani (10)

Një ndjekëse i shkroi: “A je e gjitha natyrale?”. Armina, e cila ka folur gjithmonë hapur për këtë temë, shkroi: “Jam e gjitha natyrale. Rralllë herë përdor qerpikë fallco (pothuajse kurrë), ashtu sikurse edhe procedurën microblading. Më pëlqen të kem bukurinë e viteve ’90, e gjitha natyrale, edhe me imperfeksionet”.

armina mevlani (13)

Mirëpo, një ndjekëse tjetër i shkroi Mevlanit: “Realisht nuk kam asgjë me ty, por për të pasur këtë jetë, nuk e di nëse e meriton, nuk ke fare bukuri!”.

Bukuria është relative! Jeta ime që është sot nuk ka ardhur prej pamjes, por ka ardhur sepse kam qenë njeri i vërtetë me njerëzit që kam dashur, ka ardhur sepse kam punuar për gjërat që kam dashur, ka ardhur sepse kam një shpirt të lirë, lexoj libra pafund, dashuroj artin, dëgjoj muzikë të mirë, di t’i bëj njerëzit të qeshin dhe të më duan!

Por më e rëndësishmja nuk ruaj negativitet brenda dhe as nuk gjykoj të tjerët, as nuk  i shaj. Për këtë arsye jam kjo që jam, bukuria është e fundit sepse nuk ka rëndësi (venitet)”, iu përgjigj Armina.

armina mevlani (3)

Ndërsa dikush tjetër shkruan se Armina ka një jetë shumë boshe dhe se gjithçka e bën vetëm për klikime.

Nuk kam asnjë interes të bëj asgjë për klikime përkundrazi jam shumë spontane në gjërat që nxjerr sepse jam dhe kam qenë gjithmonë natyrë e lirë. Me pak fjalë s’më ka interesuar kurrë ça mendojnë të tjerët përveç atyre që dua. Jeta ime jo vetëm që nuk është boshe, por e kam të mbushur me dashuri nga familja, shoqëria ime prej vitesh dhe i fejuari im dhe kafshët e mia.

Kam një punë që e kam ëndërruar dhe kam punuar në modë që 18 vjeç. Kjo është diçka që e kam kultivuar dhe vetë sigurisht, or ndihem një femër me fat dhe falënderuese në pafundësi për këtë jetë, sepse jam e lumtur!”, shkruan Mevlani.

armina mevlani (2)

Armina prej pothuajse nëntë vitesh po jeton një histori të bukur dashurie me Shkëlzen Berishën, djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Në lidhje me jetën private, një ndjekës e ka pyetur Arminën se kur do të “kemi dasëm?”.

Armina shkroi: “Kemi pritur deri tani dhe e kemi marrë me qetësi, sepse në një moment pandemie nukka qenë koha e duhur për ta shijuar siç duhet. Në fund të fundit është festë. Dhe ne kemi plot gati nëntë vite bashkë”.

armina mevlani (9)

armina mevlani (11) armina mevlani (12) armina mevlani (8) armina mevlani (2) armina mevlani (1)

© Panoramaplus.al