Problemet duket se nuk kanë fund për Kanye West. Reperi dhe producenti amerikan tani po përballet me një padi të ngritur nga një ish-mësues i ‘Akademisë Donda’, shkolla private e themeluar nga artisti.

Paditësi, i identifikuar si Isaiah Meadows, pretendon se ai u pushua qëllimisht gabimisht nga akademia pasi ngriti shqetësime për kushtet e pasigurta në shkollë, e cila u krijua nga reperi në vitin 2022.
Sipas një raporti në The Guardian, mësuesi pretendon se kontrata e tij është ndërprerë për shkak të pyetjeve për çështjet e sigurisë së shkollës.
Padia e re kundër Kanye West
Ai filloi të punojë si ndihmës drejtor në Donda Academy në vitin 2020, kur ajo njihej ende si Yeezy Christian Academy, duke fituar një pagë mujore prej rreth 18,000 dollarë. Përveç kësaj, ai mori ndihmë me strehim për të banuar më afër shkollës.
Pas tre muajsh, Meadows pretendon se kontrata e tij u ndërpre për shkak të shprehjes së shqetësimeve për kushtet e shkollës. Ai beson se shkarkimi i tij ishte rezultat i nxjerrjes në dritë të këtyre çështjeve.
Megjithëse u rivendos në një pozicion më të ulët, Meadoës u shkarkua për herë të dytë në gusht 2022. Ai pohon se problemet vazhduan dhe se ai u përball me hakmarrje nga anëtarë të caktuar të stafit në akademi.


