Këngëtari i njohur Chris Brown mund të hyjë në telashe të mëdha nëse tenton që të shkelë në Britaninë e Madhe.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se reperi rrezikon burgim dhe kjo për shkak të një incidenti që mdodhi disa muaj më parë në një nga klubet e vendit. Një burim i afërt për këngëtarin u shpreh:
“Chris e di se do të arrestohet nëse kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, por ende po bën gjithçka që mundet për ta shmangur atë”.
Sulmi dyshohet se ndodhi më 19 shkurt në klubin The Tape në Mayfair të Londrës. Kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës R&B akuzohet për sjellje të dhunshme.
Kujtojmë se Chris Brown performoi rreth një vit më parë në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë pas 12 vitesh pasi e ka pasur të ndaluar hyrjen në vend që prej vitit 2010.

Ai u ndalua nga Britania e Madhe në vitin 2010 pasi përdori dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij Rihanna përgjatë një feste të ‘Grammys’ në vitin 2009.
Më herët u raportua se reperit i ishte refuzuar viza për hyrje në Britaninë e Madhe për shkak të kryerjes së një vepre të rëndë penale dhe urdhërimit të kryerjes së shërbimit komunitar.

Një zëdhënës i Home Office shkroi në mediat sociale në atë kohë: “Ne rezervojmë të drejtën për të refuzuar hyrjen në MB për këdo që është fajtor për një vepër të rëndë penale. Siguria publike është një nga shqetësimet tona kryesore.’


