2 Qershor, 2023

Nuk kanë fund problemet mes tyre! Brad Pitt akuzon Angelina Jolie për shitjen e aksioneve të kantinës franceze pa lejen e tij


Aktori i njohur Brad Pitt ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij Angelina Jolie, se në fshehtësi ajo ka shitur aksionet nga prona e tyre e përbashkët e kantinës së verës Château Miraval, për t’iu kthyer ‘betejës’ për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Sipas disa dokumenteve ligjore të siguruara nga Page Six, ylli i “Bullet Train” pretendon se ai dhe Jolie disa vite më parë kanë rënë dakord se pa miratimin e njëri-tjetrit nuk do të shisnin pjesën e tyre nga biznesi i tyre, të cilin ata blenë në vitin 2008.

Megjithatë, kur ata u divorcuan në vitin 2019, Jolie vendosi ta shiste aksionet e saj të kantinës së verës sapo ajo të gjente një blerës.

Në verën e vitit 2021, Brad përmes një njoftimi për shtyp zbuloi se aktorja e “Maleficent” në fshehtësi  ia kishte shitur 50% të aksioneve të saj Yuri Shefler.

Mirëpo tani aktori pretendon se ish-partnerja e tij zgjodhi qëllimshmisht si blerës Sheflerin, sepse sipas tij ajo e dinte se do të ishte një vendim jo i mirë për biznesin, duke pasur parasysh lidhjet e tij me Vladimir Putin.

“Stoli dhe Jolie po detyrojnë Pitt në një partneritet me një të huaj, dhe më keq akoma, një të huaj me qëllime aspak të mira”, thuhet në dokument.

Kantina e verës është një residencë me 35 dhoma, e cila është e rrethuar me vreshta rrushi, shatërvanë, një pellg si dhe një kishë.

Kujtojmë që në vitin 2014 dyshja u martuan në Chateau Miraval, teksa bënë një ceremoni intime.

 

© Panoramaplus.al