Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli ishte dyshja më e pëlqyer dhe më e komentuar gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP”.

Por miqësia e tyre e ngushtë u kris pas rikthimit të Efit në lojë të cilat duket se ndikuan dhe pas përfundimit të spektaklit të madh.
Së fundmi fituesi i “BBV 2”, Luiz Ejlli ishte i ftuar si opinionist i “Për’Puthen”, ku foli edhe për marrëdhënien e tij me ish-banoren e cila më parë ka qenë konkurrente e programit të dashurisë.
Mirëpo publiku është ende kurioz të dijë nëse dyshja vazhdojnë të jenë ende miq pas përfundimit të spektaklit, pasi ata nuk janë parë në asnjë vend bashkë.
E i pyetur se s ii kanë marrëdhëniet dhe nëse janë takuar, Luizi tha:
“Mirë i kam marrëdhëniet. Nuk kam kohë të pi kafe me nënë time, të kem kohë me pi me Efin.Do e pi, me qumësht të ftohtë ajo, makiato unë si gjithmonë”.
© Panoramaplus.al
