Dj PM, emri i vërtetë i të cilit është Pajtimi, u bë pjesë e “Big brother VIP” vetëm pak ditë më parë. Në klipin prezantues, djali nga Kosova, shprehu pëlqim për blogeren Sarah Berisha.

E gjatë këtyre ditëve në shtëpi, Dj PM e ka ngacmuar vazhdimisht Berishën, e cila është shprehur se ndihet në siklet nga kjo situatë. Gjatë lojës së zhvilluar sot, ku secili nga banorët duhet t’i shkruante njëri-tjetrit në mënyrë anonime një kartolinë me kritika, komenti për Pajtimin ishte:
“Lojën e nise duke shprehur pëlqimin për Sarahn dhe more shumë vëmendje. Duhet të fokusohesh më shumë te vetja dhe te loja jote”.
Pajtimi tha se ai nuk qëndron gjatë gjithë kohës me Sarahn në shtëpi dhe se nuk ka hyrë në këtë spektakël për të krijuar një lidhje.
“Ma së pari kjo loja me Sahran s’besoj që e kam nis si lojë kështu, a po din… tu shpreh pëlqim. U kon nji pytje që ma ka bo produksioni aty mrena edhe nëse isha hi mrena une nuk kisha hi me pretendimin me bo diçka me Sarahn përderisa unë s’e kam njoft hiç. Përsa i përket pjesës ‘duhet të fokusohesh më shumë te vetja dhe loja jote’, qysh po interesoheni, une nuk rri ton ditën me Sarahn”- u përgjigj ai.
Kur Sarah u pyet nëse e pëlqen fizikisht Dj PM, ajo tha: “Më duket mirë, por është më i shkurtër se unë. Më pëlqen, s’është keq.
Ndërsa për karakterin e tij, Berisha kishte kritika, sepse tha: “Është pak si me fiksime, nga këta tipat që nuk i pranon kollaj shakatë. Për shembull, sot më kërkoi bukë edhe Arbri, edhe ky, edhe Donaldi. Këtij i thash ‘Këtu është vetëshërbim’. I ngeli hatri kot”.


