Fifi ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me format e saj trupore pas dobësimit. Këngëtarja, e cila njihej për format e saj të kolme, tani është mjaft elegante.

Megjithatë ndryshimi i saj drastik ka sjellë edhe komente negative dhe kritika.
Fifi reagoi në një postim në rrjetet sociale duke treguar se nuk është dobësuar me balonin gastrik dhe as me liposuction.
Ajo u shpreh se ndërhyrjet në trupin e saj ishin të pasuksesshme dhe se meritën për dobësimin e saj e kanë dietat ushqimore.

“Përvec balonit gastrik kam bërë dhe dy ndërhyrje të tjera liposuction të cilat nuk më bënë punë po ashtu. Mbase duhet të mbaja dietë gjatë procesit por unë nuk e bëra gjithë atë operim për dietë. Mbrapa kur u binda që duhet të bëjë këtë që po bëj tani u konsultova dhe mbajta regjim ushqimor,”– shkroi këngëtarja.

Fifi gjithashtu iu përgjigj edhe kritikëve të komentuan fotot e saj para dhe pas dobësimit.
“Problemi ishte tek 100 kilet që kisha dhe juve u pështirosnit e lëshonit vrer. Keni bullizuar pafund, pa pikën e problemit, pa marrë në konsideratë dhe pa menduar fare se mos ndoshta lëndoni dikë. Kompleks nuk e kam pasur trupin tim, i kam dashuruar kilet e mia por vjen një kohë që duhesh të kujdesesh për shëndetin fizik dhe mendor. Jam njeri shumë pozitiv dhe mundohem të jem cdo ditë pavarësisht komenteve tuaja. Ama kuptojeni një gjë boll më. Nuk kam dalë të shes trupin, jam këtu për muzikë. Ama normalisht do nxjerr edhe dy foto. Por të më nisni kritika I pranoj me kënaqësi, ama komentet që bëni ju janë helm,”– shkroi ndër të tjera ajo.
/Panoramaplus.al



