Një nënë ka vrarë veten katër muaj pasi gjeti djalin e saj të varur në banesën e tyre.

Helene Beauchamp u tha miqve të saj se nuk kishte asnjë arsye për të jetuar pas vetëvrasjes së djalit të saj James.
46-vjeçarja kishte tentuar edhe më parë të vriste veten në funeralin e djalit të saj duke pirë mbidozë ilaçesh me alkool, por mbijetoi.
Ajo u dërgua dy herë në spital psikiatrik por më vonë doli nga qendra Aylesbury.
Pas pak kohësh, nëna piu sërish mbidozë dhe shkoi në spital ku u rrëzua tokë. Menjëherë u shtrua nga mjekët në spitalin në Basingstoke, ku vdiq 5 ditë më vonë.
Helene punonte në një televizion për 20 vite dhe i pëlqente baleti e udhëtimet.
Ndërsa djali i saj 16-vjeçar ishte balerin dhe performoi në Her Majesty’s Theatre në Nutcracker dhe në West End në Londër.
Detajet e tragjedisë që përfshinë nënë e bir u zbuluan pas hetimi gjyqësor në Winchester.
© Panoramaplus.al
